Foto: VCG
Me rreth 3 në 4 persona që jetojnë në zona urbane, Botsvana po i mban shpresat te kompanitë kineze që mund të kontribuojnë në ofrimin e produkteve të përballueshme të strehimit në vendin e Afrikës Jugore, bën të ditur “Xinhua”.
Aktualisht, shtëpia më e lirë me kosto të ulët në Botsvana shitet për më shumë se 35.000 dollarë amerikanë, që është mbi atë që tregu mund të përballojë, tha Kefentse Mzwinila, ministri i Menaxhimit të Tokës, Shërbimeve të Ujit dhe Kanalizimeve të Botsvanës.
“Që strehimi i përballueshëm të bëjë përparim, çmimet e shtëpive duhet të jenë në intervalin deri në 25.000 dollarë. Dhe kompanitë kineze të ndërtimit po e bëjnë më të lehtë për vendin që të sigurojë strehim të mirë, sepse tarifat e tyre nuk janë aq të shtrenjta”,- tha ministri Mzwinila.
Sipas tij, kompani si “Unik Construction”, “China Civil Engineering Construction (Botswana) Pty Ltd” dhe të tjera po bëjnë një punë të shkëlqyer në sigurimin e strehimit të mirë për vendasit, veçanërisht nëpunësit publikë.
Masego Mogwera, presidenti i Sindikatës së Punonjësve Publikë të Botsvanës, tha se firmat kineze kanë luajtur një rol pozitiv në ofrimin e strehimit të mirë në Botsvana.
“Në dekadën e fundit kemi qenë dëshmitarë të një përparimi shumë të përmirësuar në sigurimin e akomodimit për punonjësit e qeverisë”,- tha Mogwera, duke vlerësuar rritjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe Botsvanës. (Irma)