Eksperti egjiptian: Nisma “Një brez, një rrugë”, e dobishme për ekonominë dhe zhvillimin global
2022-10-06 14:30:56

Nisma kineze

Nisma kineze 'Nje brez, nje rruge' (Foto Grunge)

Nismat e propozuara nga Kina vitet e fundit, veçanërisht “Një brez, një rrugë” (BRI), janë shumë të rëndësishme dhe të dobishme për ekonominë dhe zhvillimin global, deklaroi një ekspert egjiptian për çështjet aziatike gjatë një interviste për “Xinhua”.  

Sipas Tarek el-Sonoty, zëvendëskryeredaktor i gazetës shtetërore të Egjiptit “Al-Ahram”, “Një brez, një rrugë” ka një rëndësi të madhe për ekonominë globale. Ai theksoi se nëpërmjet projekteve të përbashkëta të infrastrukturës dhe partneritetet e favorshme, Kina kërkon të arrijë zhvillim të përbashkët dhe të nxisë marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe me partnerët.  

Duke vënë në dukje se Kina ndan interesa të përbashkëta me vendet në zhvillim dhe kërkon të promovojë bashkëpunimin Jug-Jug, eksperti egjiptian tha se iniciativat kineze si “Një brez, një rrugë” marrin gjithmonë parasysh rrethanat e vendeve në zhvillim.  

Sonoty vuri në dukje se nga “Një brez, një rrugë” dhe nisma të tjera kineze përfitojnë njerëzit në Kinë dhe vende të tjera në zhvillim.  

Sipas tij, nismat kineze do të promovojnë në mënyrë efektive zhvillimin global, veçanërisht në mes të sfidave të vazhdueshme globale.  

“Ekziston një ndërlidhje e ngushtë midis ekonomisë kineze dhe ekonomisë globale”,- tha ai, duke vënë në dukje se Kina luan një rol të rëndësishëm politikisht dhe ekonomikisht në mbarë botën si ekonomia e dytë më e madhe në botë. (Elona)