OBT-ja: Rritja e tregtisë botërore do të ngadalësohet ndjeshëm më 2023
2022-10-06 12:18:36

Foto/Xinhua: Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë Ngozi Okonjo-Iweala duke folur në Konferencën e 12-të Ministrore të OBT-së në Gjenevë të Zvicrës, 15 qershor 2022.

Foto/Xinhua: Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë Ngozi Okonjo-Iweala duke folur në Konferencën e 12-të Ministrore të OBT-së në Gjenevë të Zvicrës, 15 qershor 2022.

Tregtia botërore pritet të humbasë vrullin e zhvillimit në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të mbetet në gjendjen e uljes në vitin 2023, ndërsa ekonomia globale ka marrë goditje të shumta, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një deklaratë të publikuar të mërkurën.

OBT-ja parashikon një ngadalësim të madh të rritjes së tregtisë globale të mallrave vitin e ardhshëm, pasi rritja e çmimeve të energjisë dhe e normave të interesit, dhe faturat më të larta për ushqimet dhe plehrat ushqyese, kanë frenuar kërkesën për importe.

Foto/Xinhua/Xu Jinquan: Fotografi e bërë më 12 prill 2018 që tregon shkurtesën në anglishte të OBT-së, WTO, në murin e selisë së Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës.

Foto/Xinhua/Xu Jinquan: Fotografi e bërë më 12 prill 2018 që tregon shkurtesën në anglishte të OBT-së, WTO, në murin e selisë së Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë të Zvicrës.

Organizata Botërore e Tregtisë me bazë në Gjenevë thotë se tregtia e mallrave pritet të rritet me 3.5% këtë vit, ndërsa parashikon një rritje të tregtisë prej vetëm 1 për qind për vitin 2023.

Ndërkohë, ekonomistët e OBT-së parashikojnë një rritje prej 2.3% të PBB-së botërore në vitin e ardhshëm, ndërsa parashikimi i tyre i mëparshëm ishte 3.2%. (Fang Xiaoyu/Artan)