Suedia bllokon zonën e gazsjellësit "Nord Stream" për hetim
2022-10-04 12:23:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prokuroria suedeze njoftoi të hënën që ka vendosur të bllokojë zonën ku kanë ndodhur rrjedhje nga gazsjellësi "Nord Stream" në detin Baltik, ndërsa po hetohet për sabotazh.

Për të vazhduar më tej hetimin mbi "sabotazhin e rëndë", prokurori i ngarkuar vendosi "të bllokojë zonën, me qëllim për të bërë një hetim në vendin e krimit," tha në një deklaratë Autoriteti Suedez i Prokurorisë.