Gazsjellësi Greqi-Bullgari ofron liri nga gazi rus
2022-10-03 10:53:12

Foto: VCG

Pas vitesh ndërtimi, Interkonektori i Gazit Greqi-Bullgari është tashmë funksional. Tubacioni lejon që gazi të rrjedhë nga Greqia në Bullgari dhe më gjerë, duke i ofruar Ballkanit një alternativë ndaj gazit rus, njofton “CGTN”.

Duke folur në ceremoninë e inaugurimit në kryeqytetin bullgar Sofje, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përshëndeti veprën, duke thënë: “Ky tubacion është një ndryshim i lojës, është një ndryshim për sigurinë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës dhe do të thotë liri, liri nga varësia nga gazi rus”.

Financuar nga Greqia, Bullgaria dhe Bashkimi Evropian, tubacioni ICGB kalon midis qytetit verilindor grek të Komotinit deri në Stara Zagora në Bullgarinë qendrore. Ajo siguron rreth 10.000 metra kub gaz në ditë. Tubacioni lidhet me gazsjellësin ekzistues Trans Adriatik, duke lejuar transportimin e gazit nga Azerbajxhani.

ICGB do të transportojë gjithashtu gaz nga terminalet e planifikuara të gazit të lëngshëm, të cilat, kur të përfundojnë vitin e ardhshëm, do të rrisin rrjedhën e gazit në 4.5 miliardë metra kub në vit.

Von der Leyen shfrytëzoi gjithashtu rastin për të komentuar mbi rritjen e kostove të energjisë: “Detyra që kemi përpara është shumë e qartë. Ne do të bëjmë më shumë për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë që po dobësojnë ekonominë tonë dhe ne duhet ta bëjmë atë si evropianë dhe ne duhet ta bëjmë atë së bashku”.

Javën e kaluar von der Leyen refuzoi një kërkesë nga 15 vende evropiane për një kufi mbi çmimet e shitjes me shumicë të gazit, një vendim që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk është e kënaqur.

“Është kaq e rëndësishme, që atë që bëmë me Covid duhet ta bëjmë me gazin. Ne kemi nevojë për një strategji të unifikuar evropiane, duhet të shmangim fragmentimin e tregut evropian të energjisë dhe duhet të jemi të sigurt se vendosim solidaritetin evropian mbi interesat natyrore”,- tha Mitsotakis. (Fatosi)