Indonezia miraton përdorimin urgjent të vaksinës anti-Covid të Kinës
2022-10-03 08:51:34

Foto: VCG

Administrata indoneziane e Ushqimit dhe Barnave (BPOM) ka lëshuar një autorizim përdorimi urgjent për vaksinën mRNA anti-Covivd “AWcorna", e zhvilluar nga kompanitë kineze, citon “Xinhua”.

“AWcorna” është një vaksinë mRNA SARS-CoV-2 e zhvilluar nga “Suzhou Abogen Biosciences Co., Ltd.” në bashkëpunim me “Walvax Biotechnology Co., Ltd.”. Ajo mund të ruhet dhe transportohet në 2 deri në 8 gradë celsius.

"Vaksina AWcorna është miratuar për përdorim urgjent për personat 18 vjeç e lart, për të parandaluar virusin SARS CoV-2, si një dozë përforcuese primare dhe heterologe”,- tha Penny Lukito, kreu i BPOM, në një konferencë për shtyp në Xhakartë.

Autorizimi për përdorim urgjent për serinë primare me 2 doza bazohet në të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit nga provat klinike kryesore të Fazës 3, aktualisht në vazhdim në 31 zona të 3 vendeve, duke përfshirë Indonezinë. (Irma)