Partia e kryeministrit fiton zgjedhjet parlamentare të Letonisë
2022-10-03 11:19:24

Foto: VCG

Partia e qendrës së djathtë Bashkimi i Ri e kryeministrit leton Krisjanis Karins fitoi zgjedhjet parlamentare të vendit baltik, tregoi një sondazh i kryer nga qendra kërkimore SKDS, njofton “Xinhua”.

Partia mori rreth 22.5 për qind të votave, sipas “exit poll”-it.

Një aleancë e re e qendrës së djathtë, Lista e Bashkuar, doli në vendin e dytë me 11.5 për qind dhe Unioni i të Gjelbërve dhe Fermerëve doli i treti me 10.9 për qind, tregoi gjithashtu “exit poll”-i.

Pesë parti të tjera politike duket se kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave, një prag për të marrë vende në parlament: Aleanca Kombëtare e krahut të djathtë me 8.4 për qind, Progresistët me 8.3 për qind, Partia për Stabilitetin me 5.4 për qind, Letonia e Para me 5.3 për qind dhe Partia për Zhvillim me 5.2 për qind. (Fatosi)