Piktura tradicionale kineze nga Tajvani të shfaqura në Taipei
2022-10-03 12:06:55

Foto: VCG

Një ekspozitë e pikturave tradicionale kineze të krijuara nga 32 artistë tajvanezë dhe 18 nga Kina kontinentale u çel në Taipei të shtunën, njofton “Xinhua”.

111 veprat artistike të ekspozuara portretizojnë spektaklin e malit Yandang në provincën Zhejiang të Kinës lindore. Që nga viti 2019, ekspozita vjetore ka shfaqur qindra piktura tradicionale kineze nga artistë të shumtë që përshkruanin disa peizazhe të njohura të Kinës, si mali Huangshan, Tre Grykat e lumit Yangtze dhe mali Tai.

Të prekur nga pandemia, artistët tajvanezë nuk ishin në gjendje të shkonin personalisht në malin Yandang dhe në vend të kësaj i vizatuan pikturat bazuar në disa materiale video dhe kujtimet e tyre.

Veprimtaria është kthyer në një samit të qarqeve të artit të të dy anëve të ngushticës dhe ka luajtur një rol aktiv në promovimin e shkëmbimeve të ngushticës dhe kulturës kineze, tha organizatori. Ekspozita do të zgjasë deri të enjten. (Fatosi)