Gjysma e specieve të zogjve në botë po shkon drejt pakësimit
2022-10-03 12:17:08

Foto: VCG

Më shumë se gjysma e specieve të shpendëve në botë po shkon drejt pakësimit, pasi aktiviteti njerëzor, duke përfshirë bujqësinë dhe zgjerimin në habitate, vazhdon të bëjë kërdinë mbi popullatat e shpendëve, thuhet në një raport, bën të ditur “China Daily”.

Raporti i Gjendjes së Zogjve në Botë nga grupi i ruajtjes së Jetës së Zogjve është i fundit në një seri sondazhesh që nxjerrin në pah shkallën e krizës aktuale të biodiversitetit.

Raporte të veçanta të publikuara këtë vit kanë treguar se 40 për qind e insekteve në botë dhe një e pesta e specieve të zvarranikëve mund të përballen me zhdukjen gjatë dekadave të ardhshme.

“Ne kemi humbur tashmë mbi 160 lloje zogjsh në 500 vitet e fundit dhe shkalla e zhdukjes po përshpejtohet. Historikisht, shumica e zhdukjeve ishin në ishuj, por shqetësuese është një valë në rritje e zhdukjeve kontinentale, e nxitur nga humbja e habitatit në shkallë peizazhi”- tha Lucy Haskell, oficere shkencore për “Bird Life” dhe autorja kryesore e raportit. (Fatosi)