Qeveria australiane i kërkon kompanisë së telekomunikacionit të ndihmojë në mbrojtjen e viktimave të hakerëve
2022-10-03 11:48:12

Foto: VCG

Qeveria australiane ka akuzuar ofruesin gjigant të telekomunikacionit të vendit për dështimin për të ndihmuar klientët e prekur nga një shkelje e madhe e të dhënave, njofton “Xinhua”.

Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kibernetike, Clare O'Neil dhe Bill Shorten, ministër për Shërbimet Qeveritare, i bënë thirrje të dielën “Optus” që të ndihmojë qeverinë të mbrojë ata që janë prekur nga shkelja.

Në shtator, “Optus” zbuloi se ishte goditur nga një sulm kibernetik që kompromentoi informacionin e deri në 10 milionë klientëve aktualë dhe të mëparshëm në një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave në historinë australiane.

“Services Australia” ka kërkuar detajet e plota të të gjithë klientëve, informacioni i të cilëve është komprometuar për të forcuar masat e sigurisë, por qeveria njoftoi të dielën se është ende në pritje të një përgjigjeje.

Mbetet e panjohur se sa prej 10 milionë klientëve iu vodhën të dhënat e identitetit të tyre në sulm, por hakerët e supozuar publikuan ato të 10.000 personave.

Policia Federale Australiane (AFP) nisi një operacion për të mbrojtur viktimat e këtyre sulmeve kibernetike.

Kryeprokurori Mark Dreyfus deklaroi se shkelja duhet të veprojë si një thirrje zgjimi për korporatat, duke u përpjekur për të pasur ligje më të rrepta të privatësisë. (Fatosi)