Vëllimi i fondit të ofertës publike të Kinës, 27 trilionë juanë
2022-10-03 10:50:42

Foto: VCG

Asetet nën menaxhimin e fondeve të ofertës publike të Kinës arritën në 27.29 trilionë juanë (rreth 3.84 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të gushtit, treguan të dhënat nga Shoqata e Menaxhimit të Aseteve të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Shifra ishte 231.9 miliardë juanë më e lartë se në fund të korrikut, sipas shoqatës, një organ i industrisë i mbikëqyrur nga rregullatori kinez i letrave me vlerë.

Shoqata bëri të ditur se deri në fund të gushtit, gjithsej 10.262 fonde me oferta publike u operuan nga 140 kompani të menaxhimit të fondeve. Po ashtu u theksua se nga 140 kompanitë e administrimit të fondeve, 45 janë të financuara nga jashtë, ndërsa 95 janë firma vendase. (Fatosi)