Dita Kombëtare e Kinës, Korosi: Kina është mbështetëse e fortë për OKB-në
2022-10-03 08:48:58

Foto: VCG

Kina është një mbështetëse e fortë për OKB-në, deklaroi Csaba Korosi, president i sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, citon “Xinhua”.

“Si një anëtar themelues i OKB-së dhe një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Kina ka qenë një mbështetëse e fortë për flamurin blu të OKB-së”,- tha Korosi në fjalën e tij gjatë një takimi virtual të mbajtur nga Misioni i Përhershëm i Kinës në OKB, për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës.

Korosi përgëzoi Kinën për arritjet e saj në promovimin e zhvillimit dhe prosperitetit, duke e cilësuar Iniciativën e Zhvillimit Global një mundësi të madhe për të katalizuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të zbatuar Axhendën 2030.

Zv.sekretarja e përgjithshme e OKB-së Courtenay Rattray, shefja e kabinetit të shefit të OKB-së Antonio Guterres, deklari se organizmi botëror vlerëson shumë kontributet e shumta të Kinës në punën e saj dhe pozitën e vendit si një shtyllë kryesore e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ndërsa shënojmë këtë moment historik të rëndësishëm, le të shohim përpara dhe të punojmë për të siguruar që Kina dhe bota të avancojnë në përpjekjet tona të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale”,- tha ajo.

Gati 200 zyrtarë të lartë të OKB-së, përfaqësues të përhershëm dhe diplomatë të lartë nga më shumë se 100 vende, gazetarë nga media ndërkombëtare si dhe njerëz miqësorë nga të gjitha sferat e jetës morën pjesë në takim përmes lidhjes video. (Irma)