Obligacionet financiare nga “China EximBank” tejkalojnë 10 trilionë juanë
2022-10-03 11:46:49

Foto: VCG

Obligacionet financiare në juan të qarkulluara nga Banka e Eksport-Importit të Kinës (China EximBank) kanë tejkaluar 10 trilionë juanë (rreth 1.4 trilionë dollarë amerikanë), treguan të dhënat nga banka, shkruan “Xinhua”.

Huadhënësi ka emetuar së fundmi tre grupe obligacionesh financiare që arrijnë në 20 miliardë juanë në tregun ndërbankar të obligacioneve.

Që nga themelimi i saj në vitin 1994, banka i ka kushtuar një rëndësi të madhe zhvillimit të biznesit të obligacioneve, me emetimin e saj vjetor të obligacioneve tani në 1.6 trilionë juanë.

“China Eximbank” është një bankë politikash e financuar nga shteti dhe në pronësi të shtetit që mbështet tregtinë e jashtme, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar të Kinës. (Fatosi)