Sondazhi: Firmat e tregtisë së jashtme të Kinës më optimiste në tremujorin e tretë
2022-10-02 13:00:32

Foto: VCG

Kompanitë e tregtisë së jashtme të Kinës shprehën besim më të fortë dhe patën pritshmëri më të larta në lidhje me perspektivat tregtare për të gjithë vitin gjatë tremujorit të tretë, zbuloi një sondazh i kryer nga Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare, cituar nga “Xinhua”.

Sipas sondazhit, rreth 30.31 për qind e firmave të anketuara bënë të ditur se presin të arrijnë rritje nga viti në vit në vëllimet e tregtisë vjetore, me 4.09 pikë përqindjeje më shumë nga tremujori i dytë.

Anketa zbuloi se kompanitë e mëdha dhe të mesme ishin më optimiste për perspektivat e tregtisë gjatë gjithë vitit, ndërsa firmat e vogla dhe ato mikro shfaqën pritshmëri më të mira se në tremujorin e dytë.

Sondazhi tregoi se firmat e anketuara raportuan përmirësime në vëllimet e eksporteve dhe fitimet në tremujorin e tretë, veçanërisht ato në industritë me vlerë të shtuar të lartë.

Në tremujorin e tretë, porositë e reja të firmave të tregtisë së jashtme erdhën kryesisht nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, tregoi sondazhi. (Irma)