Kina cakton 70 milionë juanë për rindërtimin pas tërmetit në Sichuan
2022-10-02 13:24:22

Foto: VCG

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës ka akorduar 70 milionë juanë (rreth 9.86 milionë dollarë amerikanë) nga buxheti qendror për rindërtimin pas tërmetit të infrastrukturës dhe objekteve të shërbimit publik në qarkun Luding, provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi qarkun Luding dhe zonat fqinje në Sichuan më 5 shtator.

Deri më 11 shtator, u regjistruan 93 viktima nga tërmeti. (Irma)