Banka Qendrore e Kinës premton mbështetje më të fuqishme për ekonominë reale
2022-10-02 12:50:08

Foto: VCG

Banka Qendrore e Kinës njoftoi se do të forcojë rregullimet ndërciklike dhe kundërciklike dhe do të përshpejtojë zbatimin e politikës monetare të kujdesshme, mes përpjekjeve për të ofruar mbështetje më të fuqishme për ekonominë reale, bën të ditur “Xinhua”.

Në një takim të Komitetit të Politikës Monetare, Banka Popullore e Kinës njoftoi se do të zbutë mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, do të ruajë likuiditetin në një nivel të arsyeshëm dhe të mjaftueshëm dhe do të mbështesë rritjen e qëndrueshme të shumës totale të kredisë.

Instrumentet financiare të mbështetura nga politika dhe të orientuara nga zhvillimi do të përdoren për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa mjetet strukturore monetare do të përdoren për të rritur mbështetjen për sektorët kryesorë, lidhjet e dobëta dhe industritë e ndikuar nga pandemisë, bëri të ditur banka.

Gjithashtu u theksua nevoja për të optimizuar sistemin e normave të interesit për të ulur më tej kostot e financimit të korporatave dhe kredive konsumatore.

Banka qendrore u zotua të përdorë plotësisht dhe mirë paketën e saj të politikave duke miratuar politika specifike të qytetit dhe të mbështesë nevojat thelbësore të njerëzve për strehi, për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndoshë të tregut të pasurive të paluajtshme. (Irma)