Festimet e Ditës Kombëtare të mbajtura në Hong Kong dhe Makao
2022-10-02 14:24:37

Foto: Visual People

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut dhe ai i Makaos mbajtën përkatësisht ceremonitë e ngritjes së flamurit kombëtar dhe pritjet të shtunën për të shënuar 73-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut ka marrë gjithmonë mbështetje të fortë nga qeveria qendrore përballë mundësive dhe goditjeve, tha shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut John Lee, duke përshëndetur parimin "Një vend, dy sisteme" si një garanci themelore për prosperitetin dhe stabilitetin e qytetit.

Lee i bëri komentet në pritjen në festimin e Ditës Kombëtare në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Hong Kongut, pasi mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Sheshin Golden Bauhinia.

Foto: VCG

Gjatë pritjes së Ditës Kombëtare që u organizua në Makao, shefi ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos, Ho Iat Seng tha se Makao do t'i japë një shtysë të mëtejshme avantazhit të tij unik dhe do të veprojë në mënyrë proaktive në zhvillimin ekonomik, promovimin e diversitetit dhe përmirësimet në jetesën e njerëzve. (Çang Çuo)