Mekanizmi i çmimeve të Kinës është shumë i bazuar te tregu
2022-10-02 10:04:37

Foto:VCG

Kina ka krijuar një mekanizëm çmimi të përcaktuar kryesisht nga tregu në dekadën e kaluar, deklaroi Niu Yubin, zyrtar i lartë në Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Sipas tij, deri më tani, çmimet e të gjitha produkteve bujqësore, 80 për qind e energjisë elektrike, 50 për qind e gazit natyror dhe 90 për qind e transportit ajror të pasagjerëve përcaktohen nga tregu.

Ai theksoi se 97.5 për qind e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të shoqërisë vendosen nga tregu.

Përveç një mekanizmi çmimi shumë të bazuar në treg, vendi ka futur skema të menaxhimit të çmimeve për mallrat parësore, si mishi i derrit dhe qymyri, për të siguruar që çmimet e tyre të jenë brenda kritereve.

Gjatë dekadës së fundit, çmimet e konsumit të Kinës kanë qenë të qëndrueshme, me rritjen mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, një matës kryesor i inflacionit, në rreth 2 për qind, tha Niu. (Irma)