Marka kineze e makinave do të hyjë në tregun izraelit
2022-10-02 13:14:08

Foto: VCG

Një markë kineze e makinave do të hyjë në tregun izraelit për herë të parë, njoftoi një përfaqësi izraelite e importit të makinave.

Kompania izraelite e automobilave “Blilious Group” dhe prodhuesi kinez i makinave “Hozon Auto” kanë nënshkruar një marrëveshje për të importuar dhe tregtuar modelet elektrike “Neta” të “Hozon” në Izrael, njoftuan dy kompanitë, përcjell “Xinhua”.

Elhanan Yahav, shefi ekzekutiv i divizionit të automjeteve private në “Blilious Group”, deklaroi për “Xinhua” se shitjet do të fillojnë në vitin 2023, pa dhënë datën e saktë.

Kjo shënon herën e parë që modelet Neta do të hyjnë në tregun e Lindjes së Mesme, njoftoi “Hozon Auto” në një deklaratë.

Modeli Neta do t'i bashkohet disa markave të tjera elektrike kineze që kanë fituar popullaritet në Izrael, të prodhuara nga “Hongqi”, “BYD” dhe “Great Wall”, ndër të tjera. (Irma)