Kinë, konsumi i naftës së rafinuar në Kinë shënoi rritje në gusht
2022-10-02 13:17:30

Foto: VCG

Kina konsumoi 31.45 milionë tonë naftë të rafinuar në gusht. Vëllimi i konsumit u rrit 3.9 për qind nga viti në vit, ndërsa ai i benzinës u ul me 4.5 për qind krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i  Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), citon “Xinhua”.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, konsumi i naftës së rafinuar në vend arriti në 225.79 milionë tonë, duke u rritur me 0.7 për qind nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe, konsumi i benzinës u ul me 6.4 për qind nga viti në vit, ndërsa konsumi i naftës u rrit me 13.7 për qind në krahasim me një vit më parë. (Irma)