Britania e Madhe bëhet eksportuese neto energjie për herë të parë në dekadë
2022-10-02 11:20:31

Foto: VCG

Mbretëria e Bashkuar është bërë një eksportues neto e energjisë për herë të parë në më shumë se një dekadë, u bë e ditur në një raport nga “Imperial College London”, cituar nga “Xinhua”.

Në tremujorin e dytë të vitit, u eksportua 8 për qind (5.5 TWh) e elektricitetit të gjeneruar në Britani, sasia më e madhe e regjistruar deri tani. Kjo është në kontrast me format e tjera të energjisë, pasi Britania e Madhe importon rreth një të katërtën e saj të naftës, gjysmën e gazit dhe tre katërtat e qymyrit, bëhet e ditur në raportin e kryer në emër të “Drax Electric Insights”.

Historikisht, Britania ka qenë një importuese e elektricitetit, me një mesatare prej 8 për qind të elektricitetit të marrë nga fqinjët gjatë dekadës së fundit, thuhet në raport. Ky çekuilibër tregtar në kohë rrjedh nga fakti se është historikisht më e lirë për të importuar energji sesa për të gjeneruar më shumë energji.

Raporti tregon se çmimet e energjisënë kontinent janë rritur goxha krahasuar me ato në Britaninë e Madhe për shkak të kapacitetit të dobët të furnizimit me gaz. Franca ka vuajtur nga mungesa e gazit, ndërsa Gjermania vuan nga një mungesë kronike e tij. (Irma)