Finlanda mbyll kufirin për turistët rusë
2022-10-01 11:47:05

Foto: VCG

Qeveria e Finlandës vendosi të kufizojë ndjeshëm hyrjen e turistëve rusë në vend. Nga mesnata e së enjtes dhe deri në një njoftim të dytë, shtetasve rusë që udhëtojnë me viza turistike do t'u ndalohet hyrja ose kalimi tranzit në vend.

Një njoftim për shtyp i Ministrisë së Jashtme vuri në dukje se masa synon të parandalojë plotësisht turizmin rus.

“Pranimi i aplikimeve për viza është rreptësisht i limituar”,- thuhet në njoftimin e ministrisë, cituar nga “Xinhua”.

Punonjësit e logjistikës dhe transportit janë gjithashtu të përjashtuar, ndërsa qytetarët rusë mund të hyjnë ende në Finlandë për qëllime studimi, pune ose mjekësore.

Qytetarët rusë që kanë pronë në Finlandë mund të hyjnë gjithashtu në vend, nëse mund të dëshmojnë se vizita është thelbësore për qëllime mirëmbajtjeje. (Irma)