Makao zhvillon forumin për platformën e infrastrukturës së gjelbër
2022-10-01 10:43:55

Foto: VCG

Forumi i 13-të Ndërkombëtar i Investimeve në Infrastrukturë dhe Ndërtim u mbajt në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) të Kinës, me synimin për të ndërtuar një platformë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në infrastrukturën e gjelbër.

Diskutimet mbi drejtimin e politikave, inovacionit financiar, mjedisit, zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët dhe aplikimit digjital në investimet në infrastrukturë dhe ndërtim u zhvilluan nga mbi 1300 pjesëmarrës nga departamentet qeveritare, ndërmarrjet dhe institucionet financiare në mbarë botën, sipas Zyrës së Tregtisë në Makao, citon “Xinhua”.

Li Fei, zv.ministri i Tregtisë i Kinës, tha në një fjalim video se Kina është e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar në infrastrukturën e gjelbër në një mënyrë të gjithanshme dhe të luajë një rol udhëheqës në zhvillimin e infrastrukturës së re duke mbështetur ndërmarrjet në shfrytëzimin e plotë të gjelbërimit, teknologjive të mbrojtjes së mjedisit me karbon të ulët, si dhe teknologjive të tejra si inteligjenca artificiale.

Lou Qiliang, president i prodhuesit kryesor të trenave të Kinës “CRRC”, tha se kompania e tij mezi priste të thellonte bashkëpunimin pragmatik me përdoruesit e transportit hekurudhor, dhe sipërmarrjet në zinxhirin e industrisë në të gjithë botën, dhe duke punuar me sektorë të ndryshëm për të zhvilluar infrastrukturën dhe lidhjen në vende dhe rajonet përgjatë “Një brez, një rrugë”. (Irma)