Uljet e taksave ndihmojnë në stabilizimin e makroekonomisë
2022-10-01 14:38:08

Foto: VCG

Politikat e kombinuara të mbështetjes së taksave dhe tarifave të Kinës kanë ndihmuar në lehtësimin e barrës mbi subjektet e tregut dhe stabilizimin e makroekonomisë, treguan të dhënat zyrtare.

Rimbursimet e taksave, si dhe shkurtimet dhe shtyrjet e taksave dhe tarifave tejkaluan 3.4 trilionë juanë (rreth 478 miliardë dollarë amerikanë) deri më 20 shtator, njoftoi Administrata Shtetërore e Taksave në një konferencë për shtyp, cituar nga “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, totali përbëhet nga rreth 2.21 trilionë juanë kredi të tatimit mbi vlerën e shtuar që ishin rimbursuar në llogaritë e tatimpaguesve, 591.6 miliardë juanë ulje të taksave dhe tarifave dhe 632.6 miliardë juanë të taksave dhe pagesave të shtyra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina ka shtyrë 525.6 miliardë juanë taksa dhe tarifa për 3.05 milionë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit që nga zbatimi i politikës së shtyrjes së taksave dhe tarifave.

Vlerësohet se politika në përgjithësi pritet të kursejë mbi 20 miliardë juanë në kostot e financimit për këto kompani. (Irma)