Kina ka bërë përparime të mëdha në vitalizimin rural në 5 vitet e fundit
2022-10-01 14:17:48

Foto: VCG

Kina ka bërë përparim solid me vitalizimin rural gjatë pesë viteve të fundit. Në vitin 2018, Kina publikoi një plan pesëvjeçar për strategjinë e saj të vitalizimit rural, duke hartuar një sërë projektesh, programesh dhe veprimesh të mëdha, deklaroi në një konferencë shtypi Wu Xiao, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Të 59 detyrat kryesore të planit, duke përfshirë konsolidimin e kapacitetit të prodhimit bujqësor dhe përmirësimin e sigurisë së ujit të pijshëm në zonat rurale, janë kryer në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë dhënë rezultate të mira, tha Wu.

Sipas tij, në vitin 2021, përparimi i teknologjisë bujqësore kontribuoi me 61 për qind të zhvillimit të sektorit, 3.5 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2017 dhe shkalla e mekanizimit të kultivimit dhe korrjes ka tejkaluar 72 për qind, me 6 pikë përqindjeje më shumë nga viti 2017.

Nga zhvillimi i gjelbër i bujqësisë, aplikimi i plehrave kimike dhe pesticideve ka pësuar rritje negative ndër vite, ndërsa shkalla e shfrytëzimit të plehut blegtoral është rritur ndjeshëm.

Ndërtimi i infrastrukturës rurale, si uji, energjia elektrike, rrugët dhe objektet e telekomunikacionit, është rritur, tha Wu, duke shtuar se uji i pijshëm tani është i aksesueshëm në 84 për qind të familjeve rurale.

Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë u rritën me 28.9 për qind në terma realë nga viti 2017 në 2021-shin, theksoi Wu. (Irma)