Kinë, botohen libra mbi dialektet dhe gjuhët e pakicave etnike
2022-10-01 14:33:51

Foto: Xinhua

Libra mbi dialektet kineze në 15 rajone të ndryshme dhe pesë gjuhë të pakicave etnike janë botuar nga “Commercial Press”.

Librat e rinj janë grupi i dytë i një projekti të veçantë botimi kushtuar ruajtjes së diversitetit të gjuhëve dhe kulturës së folur në Kinë, përcjell “Xinhua”.

Bazuar në hetimin në terren, librat do të ofrojnë një përvojë të integruar leximi audio, video, grafik dhe tekst, duke përfshirë teknologji si kodet e reagimit të shpejtë.

20 librat e parë të serisë u botuan në vitin 2017. (Irma)