Kina, rënie të temperaturave gjatë festës së Ditës Kombëtare
2022-10-01 10:41:23

Foto: VCG

Shumica e zonave të Kinës do të përjetojnë një rënie të temperaturave gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare, duke filluar nga e shtuna, tha Fang Xiang, zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës, në një konferencë për shtyp, cituar nga “Xinhua”.

Sipas tij, nga data 1 deri më 6 tetor, temperaturat pritet të bien me 8 deri në 12 gradë celsius në shumicën e zonave të vendit, ndërsa disa prej tyre do të kenë një rënie të temperaturës mbi 18 gradë celsius.

Në Sichuan, Shaanxi, Kinën veriore dhe në zonat përreth Lumit të Verdhë dhe atij Huaihe pritet të ketë reshje të dendura shiu.

Megjithatë, në katër ditët e para të festës, pjesë të pellgut të lumit Yangtze dhe në jug të Kinës do të vazhdojnë të përjetojnë temperatura të larta prej 35 deri në 39 gradë celsius dhe pritet ftohje e motit nga 5 tetori.

Sipas Fang, mjegulla pritet të mbulojë disa zona në Kinën veriore dhe atyre pranë Lumit të Verdhë dhe atij Huaihe, nga mëngjesi i së shtunës deri të hënën në mëngjes. (Irma)