DEA: Rrjedhjet e gazit nga “Nord Stream” nuk do të pushojnë deri të dielën
2022-09-30 12:20:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtori i Agjencisë Daneze të Energjisë (DEA), Kristoffer Bottzauw, deklaroi se rrjedhjet e gazit nga tubacionet “Nord Stream” do të vazhdojnë deri nga e diela.

“Ne presim që gazi të pushojë së rrjedhuri nga tubacionet deri në fund të javës. Nga tre rrjedhjet ka ende një sasi të madhe gazi. Duket se ka një rënie presioni në tuba dhe për këtë arsye del pak më pak gaz dhe presim ta shohim këtë edhe në ditët në vijim”,- u citua Bottzauw nga agjencia daneze e lajmeve “Ritzau”, përcjell “Xinhua”.

Ai theksoi se më pas autoritetet daneze do të bëjnë një hetim të plotë për të shqyrtuar shkakun.

Të hënën pati raportime për tre rrjedhje gati nga tubacionet “Nord Stream 1, 2” në ujërat ndërkombëtare. Dy prej tyre janë në zonën ekonomike daneze dhe një në zonën ekonomike suedeze.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të martën, pretendoi se rrjedhjet ishin të qëllimshme dhe jo të rastësishme.

Danimarka dhe vende të tjera kanë kërkuar tashmë një hetim mbi rrjedhjet. Sipas ministrit danez të Mbrojtjes, Morten Bodskov, një hetim më nga afër i tubacioneve të gazit mund të zgjasë një deri në dy javë. (Irma)