Stacioni hapësinor kinez kryen ndërkëmbimin e modulit laboratorik "Wentian"
2022-09-30 17:53:27

Foto: Moduli laboratorik "Wentian" në lëvizjen e ndërkëmbimit i regjistruar nga një kamera panoramike jashtë modulit thelbësor "Tianhe" më 30 shtator 2022. /Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës  

Kina ka kryer një ndërkëmbim të modulit laboratorik "Wentian" duke përdorur krahun e madh robotik më 12:44 të premten sipas orës së Pekinit, bëri të ditur Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

Është hera e parë që Kina përdor një mekanizëm ndërkëmbyes për të bërë një ndërkëmbim të një moduli me vëllim të madh në orbitë. 

Gjatë procesit të ndërkëmbimit, moduli laboratorik "Wentian" fillimisht u vendos në një modalitet të caktuar, pastaj u nda nga moduli thelbësor "Tianhe" dhe u lidh në anën e kabinës nyjë.

Stacioni hapësinor i Kinës tani është në një kombinim në formë L-je dhe do të vazhdojë të punojë në orbitë deri në mbërritjen e modulit laboratorik "Mengtian", laboratori i dytë hapësinor i Kinës. Pas kësaj do të plotësohet struktura tremoduleshe në formë T-je e stacionit hapësinor të Kinës.