Gjendet një rrjedhje e re gazi nga tubacionet “Nord Stream”
2022-09-30 16:34:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një rrjedhje e katërt në tubacionet “Nord Stream” është raportuar pas aktivitet sizmik që korrespondon me shpërthimet në shtratin e detit Baltik në fillim të javës.

Rrjedhja u zbulua në tubacionin “Nord Stream 2” në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë pranë një vrime të raportuar më parë në “Nord Stream 1”.

Roja Bregdetare Suedeze bënë të ditur se rrjedhja në “Nord Stream 2” u zbulua në fillim të javës, por raportet e para të mediave për këtë dolën vetëm të mërkurën në mbrëmje.

“Rrjedhjet ndoshta kanë ndodhur në të njëjtën kohë”,- deklaroi Jenny Larsson, oficer i Rojës Bregdetare Suedeze, për gazetën “Dagens Nyheter”, citon “Xinhua”.

Tubacionet u ndërtuan për të transportuar gaz natyror nga Rusia në Gjermani, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ishte në përdorim kur u zbuluan rrjedhjet.

Stacionet matëse në Suedi regjistruan shpërthime të forta nënujore në të njëjtën zonë detare me rrjedhjet e gazit që ndodhën në tubacionet “Nord Stream 1, 2” të hënën, njoftoi televizioni suedez “SVT”.

Një nga shpërthimet e supozuara u zbulua në orët e para të së hënës dhe i dyti të hënën në mbrëmje.

Qeveria suedeze dyshon se rrjedhjet mund të jenë një sabotim i mundshëm. (Irma)