Kinë: Politikat mbështetëse në fushën e taksave e të tarifave nxitin stabilizimin makroekonomik
2022-09-30 16:56:41

Foto:VCG

Foto:VCG

Politikat e përkrahjes në fushën e taksave dhe tarifave të Kinës kanë ndihmuar në lehtësimin e barrës fiskale mbi subjektet e tregut dhe stabilizimin e makroekonomisë, treguan të dhënat zyrtare të enjten.

Rimbursimi i taksave, si dhe uljet ose shtyrjet e pagimit të taksave e tarifave në Kinë  i kaluan 3.4 trilionë juanët (478 miliardë dollarë) deri më 20 shtator, tha në një konference shtypi Cai Zili, një zyrtar i Administratës Shtetërore të Taksave. 

Rreth 2.21 trilionë juanë kredi të tatimit mbi vlerën e shtuar janë rimbursuar në llogaritë e taksapaguesve, 591.6 miliardë juanë taksa e tarifa janë ulur dhe 632.6 miliardë juanë pagesa taksash e tarifash janë shtyrë.

"Mjetet e shumta të politikave janë ndërthurur në mënyrë të frytshme, duke krijuar sinergji dhe duke mbështetur përpjekjet për të shpëtuar bizneset në vështirësi," theksoi Cai.

Të dhënat zyrtare tregojnë se është shtyrë pagimi i 525.6 miliardë juanë taksave e tarifave për 3.05 milionë ndërmarrje të vogla e të mesme dhe mikrondërmarrje të manifakturës që nga zbatimi i politikës përkatëse.

Vlerësohet se kjo politikë do të kursejë gjithsej mbi 20 miliardë juanë kosto financimi për këto kompani.

Të dhënat e publikuara në konferencën e shtypit të enjten treguan gjithashtu se vlera e përgjithshme e përjashtimit ose uljes së detyrimeve të eksportit të Kinës arriti në 1.35 trilionë juanë në tetë muajt e parë, duke luajtur një rol pozitiv në nxitjen e rritjes së qëndrueshme të eksporteve të vendit.