Uragani “Ian” godet Floridën, miliona persona pa energji elektrike
2022-09-30 16:21:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Uragani “Ian” goditi Floridën, në SHBA, me stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje të mërkurën mbrëma, duke lënë pa energji elektrike miliona persona, bëri të ditur “PowerOutage.us”, citon “Xinhua”.

“Ian”, i cili zbarkoi në jugperëndim të Floridës si një uragan i kategorisë 4, tani është dobësuar me erëra maksimale të qëndrueshme prej 185 km në orë, sipas raportit të Qendrës Kombëtare e Uraganeve.

“Ian” pritet t’u drejtohet të premten brigjeve verilindore të Floridës, Gjeorgjias dhe Karolinës së Jugut.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, përmes një postimi në “Twitter”, u bëri thirrje banorëve që të bëjnë kujdes kur të dalin në rrugë, duke shmangur linjat e energjisë elektrike të rrëzuara, të qëndrojnë larg pemëve dhe të kenë kujdes me gjeneratorët. (Irma)