Kinë, rekuperim i dukshëm i mjedisit ekologjik të dëmtuar
2022-09-30 16:36:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Kinë është vënë re një rekuperim i dukshëm i mjedisit ekologjik të dëmtuar në vitet e fundit, që pas nisjes në mbarë vendin të planit pilot për kompensimin për dëmet ekologjike dhe mjedisore në vitin 2018.

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit bëri të ditur se Kina kishte trajtuar gjithsej 11.300 raste të kompensimit për dëmet ekologjike dhe mjedisore deri në fund të vitit 2021, citon “Xinhua”.

Këto raste përfshinin mbi 11.7 miliardë juanë (1.64 miliardë dollarë amerikanë) në kompensim ndëshkues për dëmet ekologjike dhe mjedisore, sipas ministrisë.

Në fund të vitit 2021, qeveritë vendore raportuan ndërhyrjen në 2.14 milionë metra katrorë tokë bujqësore, 369 milionë metër kub ujë sipërfaqësor dhe 1.67 milionë metër kub ujëra nëntokësore. (Irma)