Kina shton 158 profesione të reja në listën e profesioneve
2022-09-30 12:07:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka shtuar 158 profesione të reja në listën e saj të profesioneve të njohura që nga viti 2015, njoftoi Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, tashmë numri i përgjithshëm i profesioneve në listën e rishikuar është 1639.

Lista e rishikuar identifikon 97 profesione që lidhen me sektorët digjitalë. Ajo përmban gjithashtu profesione brenda industrive në zhvillim të vendit si inxhinieria kriptografike, menaxhimi i karbonit dhe teknologjia financiare.

Ministria njoftoi se janë bërë përpjekje për të formuluar standarde kombëtare për profesionet e reja dhe për të nisur kurse trajnimi profesional për të kultivuar më shumë talent.

Ekonomia digjitale po lulëzon në Kinë, me kapacitetin e saj të tregut që arriri në 45.5 trilionë juanë (rreth 6.4 trilionë dollarë amerikanë) në fund të vitit 2021. (Irma)