CNN-i: Fisi autokton i kërkon qeverisë amerikane të mbajë premtimin për dhënien e një vendi në Kongres
2022-09-30 12:10:21

foto nga VCG

Më 25 nëntor 2021, me rastin e Ditës së Falënderimit, autoktonët u mblodhën në një qytezë ku zbritën kolonët në kontinentin e Amerikanës së Veriut, në shenjë përkujtimore për autoktonët në mbarë botën që kanë pësuar diskriminimin dhe keqtrajtimin gjatë qindra vjetëve/ foto nga VCG

Sipas njoftimit të së mërkurës të CNN-it, një fis autokton amerikan i ka kërkuar qeverisë të konkretizojë premtimin e afro 200 vjetëve më parë, që t'u japë banorëve të tij një vend në Kongres.

Njoftohet se asokohe, pas ardhjes së kolonëve, pjesëtarët e këtij fisi u detyruan të largoheshin nga tokat e tyre ku banonin prej brezash dhe u shpërngulën në Jug të Shteteve të Bashkuara. Gjatë shpërnguljes, shumë prej tyre vdiqën nga sëmundjet, uria dhe lodhja. Pas dy shekujve, ky udhëtim "lotësh dhe gjaku" nuk është dëmshpërblyer ende. (Wang Lei/ Artan)