Ditari i Nikës: Psikologu i ri Ji Wenshuo
2022-09-29 23:23:31

Profesioni i këshilluesit psikologjik mund të jetë i ri dhe pak misterioz për ne. Në emisionin e sotëm do të njohim së bashku një psikolog të ri — Ji Wenshou.

Puna e Ji Wenshuo-s është një forcë qetësuese, duke i ndihmuar njerëzit të zgjidhin problemet emocionale që hasin në punë dhe jetë, dhe më e rëndësishmja, të mësojnë një koncept: të kuptuarit dhe trajtimin e duhur të problemeve psikologjike.

Në punën e këshillimit psikologjik në lagje, Ji Wenshuo gjithashtu ka fituar shumë ide të reja dhe ka kuptuar më thellë peshën dhe vlerën e punës së vet.

Përballë epidemisë, të panjohurave dhe sfidave, gjithnjë e më shumë të rinj si Ji Wenshuo “po hedhin rrënjë” në nivelin bazë, duke përdorur njohuritë e urtësinë dhe punën e tyre "me këmbë në tokë" për të demonstruar përgjegjësinë e brezit të ri.