CMG: ShBA-ja demaskohet përsëri si "vendi i gënjeshtrave"
2022-09-29 15:14:14

foto nga CMG

foto nga CMG

Nga një raport hetimi i publikuar muajin e kaluar bashkërisht nga Universiteti i Stanfordit dhe kompania e analizimit të medieve sociale "Graphika" del se gjatë pesë vjetëve të fundit, në kuadër të "operacioneve të ndikimit të fshehtë" të ShBA-së janë krijuar qindra llogari të rreme, të cilat kanë shpërndarë informacione të rreme në rrjetet sociale, duke përhapur thënie properëndimore dhe duke shpifur për vende si Kina, Rusia, Irani etj.

Në raport vihet në dukje se këto llogari ka mundësi të jenë vënë në funksionim nga ushtria amerikane dhe tani janë mbyllur nga mediet sociale.

Fabrikimi i lajmeve të rreme është një metodë e rëndësishme e palës amerikane për përmbysjen e pushtetit në vende të tjera, shprehet në një koment të vetin Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Duke marrë si shembull "Pranverën Arabe" të shpërthyer rreth vitit 2011, në artikullin e CMG-së thuhet se asokohe ShBA-ja krijoi "Aleancën Arabe të Internetit", e cila përhapi  informacione të rreme dhe komplotoi e nxiti "revolucionet me ngjyra". Sipas librit "Ana tjetër e fshehtë e 'revolucionit' arab", të shkruar nga dijetari francez Eric de Sena, gjatë shumë vjetëve ShBA-ja ka përgatitur shumë shkrues në internet me arabishten si gjuhë amtare, të cilët transmetuan informacione të rreme në mediet sociale. 

Krahas kësaj, pala amerikane ka përbaltur edhe "armikun imagjinar" të saj nëpërmjet informacioneve të rreme, vë në dukje CMG-ja. Për shembull, gjatë shpërthimit të epidemisë së COVID-19 në vitin 2020, në një raport hetimi të publikuar nga Instituti i Australisë vihet të dukje se mijëra llogari të medieve sociale, që kanë të bëjnë me Partinë Republikane amerikane dhe me forcat e krahut të djathtë, ritransmetuan në mënyrë masive thëniet për përbaltjen e Kinës dhe këto llogari ishin kryesisht "robot". Pas publikimit të së vërtetës, bashkësia ndërkombëtare e dënoi veprimin e ulët të palës amerikane të fabrikimit të gënjeshtrave. (Wang Lei/ Artan)