Rritet numri i mësuesve në arsimin e detyrueshëm në Kinë gjatë dekadës së fundit
2022-09-29 11:47:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i mësuesve të edukimit fizik dhe artit në arsimin e detyrueshëm në Kinë arriti përkatësisht në 674.000 dhe 830.000, në vitin 2021, 55.4 për qind dhe 52.3 për qind në rritje krahasuar me shifrat e 10 viteve më parë, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit të Kinës.

Sipas statistikave të publikuara në një konferencë për media nga ministria, zhvillimi i sistemit modern të arsimit profesional është përshpejtuar. Në vitin 2021, rreth 5.53 milionë studentë u regjistruan në kolegjet e larta profesionale, 1.8 herë më shumë se 10 vjet më parë, citon “Xinhua”.

Aftësia për të kultivuar talente të nivelit të lartë u rrit gjithashtu. Në vitin 2021, Kina kishte rreth 3.33 milionë studentë të diplomuar, gati dyfishi i numrit në vitin 2012. Prej tyre, 509.000 ishin studentë të doktoraturës, sipas ministrisë. (Elona)