Sondazhi: Firmat kineze të tregtisë së jashtme, më optimiste në 3-mujorin e tretë
2022-09-29 18:12:00

Foto:VCG

Foto:VCG

Kompanitë e tregtisë së jashtme të Kinës shprehën besim më të fortë dhe shpresa më të mëdha në lidhje me perspektivat tregtare për mbarë vitin gjatë tremujorit të tretë, sipas një sondazhi të kryer nga Këshilli për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës. 

Rreth 30.31 për qind e firmave të përfshira në sondazh thanë se presin të kenë rritje në vëllimin e tregtisë vjetore krahasuar me vjet, 4.09 për qind më shumë se në tremujorin e dytë, sipas sondazhit të publikuar të enjten. 

Kompanitë e mëdha e të mesme  janë më optimiste rreth perspektivave të tregtisë gjatë gjithë vitit, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet kanë më shumë shpresa se në tremujorin e dytë.

Përfundimet e sondazhit tregojnë se firmat kanë pasur përmirësime në vëllimet e eksportit dhe fitimet në tremujorin e tretë, veçanërisht ato në industritë me vlerë të lartë të shtuar. 

Në tremujorin e tretë, porositë e reja të firmave të tregtisë së jashtme ishin kryesisht nga vendet e ASEAN-it e të BE-së dhe nga ShBA-ja.