Kina fillon ndërtimin e tubacionit të ri të gazit
2022-09-29 11:17:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nisi të mërkurën puna ndërtimore në tubacionin e katërt të një mega projekti të transmetimit të energjisë, që transporton gaz natyror nga rajonet perëndimore të Kinës në lindje të vendit, njoftoi “Xinhua”.

Me një gjatësi totale prej 3340 km, tubacioni shkon nga qarku Wuqia në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore deri në qytetin Zhongwei në Rajonin Autonom Ningxia Hui.

Pas përfundimit të tij, tubacioni pritet të rrisë kapacitetin vjetor të transmetimit të energjisë, tha Zhang Wei, kryetar i bordit të korporatës “China Oil & Gas Piping Network”, kompania e ndërtimit.

Kompania po promovon ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të tubacioneve të naftës dhe gazit për të garantuar sigurinë energjetike të vendit, shtoi Zhang. (Elona)