Kina nxit ShBA-në, Kanadanë e Australinë të reflektojnë mbi diskriminimin dhe shtypjen e indigjenëve
2022-09-29 20:06:44

Foto:VCG

Foto:VCG

Të mërkurën, në Dialogun e Ekspertëve për të Drejtat e Banorëve Indigjenë të sesionit të 51-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, përfaqësuesi i Kinës bëri thirrje që ShBA-ja, Kanadaja dhe Australia të reflektojnë seriozisht mbi diskriminimin dhe shtypjen sistematike të banorëve indigjenë në vendet e tyre.

 

Kina i kushton rëndësi të madhe shpërfilljes, diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë, e madje keqtrajtimit, të banorëve indigjenë në vendet e sipërpërmendura, dhe u bën thirrje atyre të zbatojnë konkretisht Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Banorëve Indigjenë, u shpreh përfaqësuesi kinez.

 

Krahas kësaj, ai i nxiti ShBA-në dhe Kanadanë të ofrojnë mbrojtje më të mirë për të drejtat e banorëve indigjenë gjatë mëkëmbjes ekonomike pas shpërthimit të pandemisë.