Ndotja e Pekinit është ulur me 20 për qind në periudhën janar-gusht
2022-09-28 16:14:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Indeksi i ndotjes primare të ajrit në Pekin ra me 20 për qind nga viti në vit në tetë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare.

Përqendrimi mesatar i PM2.5 i qytetit ishte 28 mikrogramë për metër kub në periudhën janar-gusht, citoi “Xinhua” Zyrën Komunale të Ekologjisë dhe Mjedisit të Pekinit. Leximi në gusht ishte 19 mikrogramë për metër kub, më i ulëti për një muaj të vetëm të këtij viti.

Autoritetet lokale kanë marrë masa të shumta për të trajtuar ndotjen e ajrit këtë vit, duke përfshirë forcimin e inspektimit të burimeve të ndotjes.

Nga janari në gusht, përqendrimet mesatare të PM10 dhe dyoksidit të azotit gjithashtu ranë përkatësisht 14.5 për qind dhe 16 për qind, nga viti në vit, shtoi zyra.

Pekini bëri përparim në kontrollin e ndotjes së ajrit vitin e kaluar. Përqendrimi mesatar i PM2.5 në qytet ishte 33 mikrogramë për metër kub në vitin 2021, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013. (Elona)