"New York Times": Kongresmenët amerikanë shmangen nga kontrolli ligjor mbi tregtimin e aksioneve falë kompetencave të tyre
2022-09-28 16:28:10

"Kapitoli" i ShBA-së/ foto nga VCG

"Kapitoli" i ShBA-së/ foto nga VCG

Në një artikull të publikuar më 13 shtator në gazetën amerikane "The New York Times" thuhet se kongresmenët amerikanë kanë fuqi të madhe ndikuese dhe kanale të gjera për marrjen e informacionit, por në ShBA pothuajse nuk ka ndonjë ligj që të parandalojë shitblerjen e aksioneve nga ligjvënësit nëpërmjet informacioneve të brendshme ose në mënyrë manipuluese.

Në artikull thuhet se gjatë periudhës nga viti 2019 deri më 2021, 183 kongresmenë në detyrë raportuan për tregtim të aksioneve ose të pasurive financiare nga ata vetë ose nga të afërmit e tyre të drejtpërdrejtë. 

"New York Times" zbuloi se 97 prej këtyre kongresmenëve kanë pasur mundësi të marrin informacione të brendshme dhe të ushtrojnë ndikim në sektorët përkatës, në saje të kompetencave të tyre në Kongres. Ata përbëjnë afro një të pestën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kongresit. (Wang Lei/ Artan)