Centrali në Ukrainë, çështje kryesore për agjencinë bërthamore
2022-09-28 16:32:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) e cilësoi sigurinë e termocentralit Zaporizhzhia të granatuar në Ukrainë një prioritet kryesor, ndërsa 175 vendet anëtare të mbikëqyrësit bërthamor u mblodhën për bisedime në Vjenë këtë javë.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, tha se duhet të bëjnë gjithçka për të parandaluar një aksident bërthamor, përcjell “China Daily”.

“Nëse ndodh diçka nuk do të kemi një katastrofë natyrore për të fajësuar. Ne do të kemi vetëm mosveprimin tonë sepse e dinim se çfarë duhej bërë. Dhe ka një plan në tryezë për ta bërë atë”,- tha ai.

Grossi u takua veçmas me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe atë ukrainas Dmytro Kuleba në Nju Jork javën e kaluar, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në një përpjekje për të krijuar një zonë sigurie rreth termocentralit Zaporizhzhia, centrali më i madh bërthamor në Evropë. (Elona)