“Airbus” do të përdorë karburant miqësor me mjedisin
2022-09-28 15:47:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhuesi evropian i avionëve “Airbus” ka nënshkruar një marrëveshje me “China National Aviation Fuel Group” për të blerë karburant miqësor me mjedisin (SAF) për operacionet e fluturimit të avionëve që do të dorëzohen në Tianjin.  

“Airbus Tianjin” do të fillojë operimet e tij të fluturimit me SAF deri në fund të këtij viti dhe do të jetë hera e parë që “Airbus” do të kryejë dërgesat e klientëve duke përdorur SAF në Kinë, bën të ditur “China Daily”.  

Prodhuesi i avionëve njoftoi se ky veprim demonstroi angazhimin e tij afatgjatë ndaj sektorit të aviacionit të Kinës. Karburanti, i cili do të prodhohet nga “Sinopec Zhenhai Refining & Chemical Co”, me bazë në Zhejiang, një degë e “Sinopec”, është bërë nga vaji i përdorur i gatimit.  

“Në Kinë, ne shpresojmë të përdorim SAF si një nga opsionet standarde dhe afatgjatë të karburantit të qëndrueshëm për prodhimin dhe shpërndarjen e ardhshme në “Airbus Tianjin”. Kjo është gjithashtu përgjigjja jonë aktive ndaj synimeve të dyfishta Kinës për karbonin”,- tha George Xu, zëvendëspresident ekzekutiv i “Airbus” dhe CEO-ja i “Airbus China”.  

Kina propozoi objektiva për të përshpejtuar procesin e saj të arritjes së pikut të karbonit përpara vitit 2030 dhe neutralitetit të karbonit përpara vitit 2060.  

““Airbus” ka një strategji afatgjatë për të kontribuar në arritjen e angazhimit të industrisë globale të transportit ajror për emetimin neto të karbonit për vitin 2050. Ne po bashkëpunojmë me partnerë të ndryshëm strategjikë për të mbështetur kërkimin dhe zhvillimin e SAF”,- tha Xu.  

SAF ka qenë një lëndë djegëse aviacioni e prodhuar në mënyrë të qëndrueshme, e prodhuar nga lëndët fillestare që variojnë nga yndyrat, vajrat deri te mbetjet komunale dhe pyjore. Krahasuar me karburantin fosil të avionëve, SAF mund të ndihmojë në reduktimin deri në 85 për qind të emetimeve të karbonit në të gjithë ciklin jetësor të përdorimit të karburantit.  SAF mund të kontribuojë ndërmjet 53 për qind dhe 71 për qind të reduktimeve të kërkuara të karbonit, sipas “Ëaypoint 2050”, një plan për të ardhmen e qëndrueshme të aviacionit në përputhje me Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike.  

Aktualisht, të gjithë avionët e “Airbus” janë të certifikuar për të fluturuar me deri në 50 për qind përzierje të SAF me vajguri. Deri në vitin 2030, kompania synon të arrijë certifikimin e 100 për qind SAF. (Elona)