Monedha kineze jashtë pjesës kontinentale arrin nivel të ulët rekord ndaj dollarit
2022-09-28 15:17:55

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Monedha kineze juan arriti të mërkurën një vlerë të ulët rekord ndaj dollarit amerikan në tregtimin jashtë pjesës kontinentale të Kinës.

Vlera e juanit jashtë Kinës kontinentale, që tregtohet më lirisht se monedha në tregun vendas, arriti në rreth 7.2387 kundrejt dollarit të mërkurën.

Ky është niveli më i ulët që kur bankat e kleringut në Hong-Kong u lejuan të hapin lirisht llogari në juanë në vitin 2010.

Toni gjithnjë e më i ashpër i Rezervës Federale të ShBA-së dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normave të interesit për të luftuar inflacionin në rritje kanë bërë që investitorët të mbledhin dollarë, duke e çuar "monedhën e gjelbër" në vlera rekord ose në vlerat më të larta prej shumë dekadash kundrejt monedhave të tjera kryesore. (Artan/Fani)