Foto:VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin e nxiti të martën ShBA-në të mbajë premtimet e bëra lidhur me parimin e “Një Kine” në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
Duke komentuar në një konferencë shtypi lidhur me fjalët e zv.presidentes amerikane Kamala Harris që Uashingtoni ndoshta do të vazhdojë të thellojë “lidhjet jozyrtare” me Tajvanin, Wang Wenbin u shpreh: “Kemi vënë re edhe që Harris ka thënë se ‘Kina po minon elementet kyçe të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregullat’ gjatë vizitës së saj në Japoni.”
Ai shtoi që ShBA-ja në fakt është shkatërruesja e rendit ndërkombëtar.
“Mbajtja e fjalës është rregulli më themelor për një njeri,” tha Wang, duke shtuar: “Nëse ShBA-ja nuk i mban premtimet e veta, atëherë si mund të flasë për rregulla? Ajo do të bëhet vetëm një shkatërruese e rregullave ndërkombëtare.”
Më tej zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi: “Ne e nxitim ShBA-në të mbajë premtimet e saj, të kthehet në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe parimin e ‘Një Kine’ në format e vërteta e origjinale të tyre, të ripohojë angazhimin e saj ndaj parimit të ‘Një Kine’ në mënyrë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë dhe të shprehë qartë kundërshtimin ndaj të gjitha veprimeve separatiste për ‘pavarësinë e Tajvanit’”.