Media amerikane: Baza e zgjedhjeve demokratike do të dëmtohet më tej gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit
2022-09-27 15:16:14
Tabela që drejton votuesit për në Qendrën e Shërbimeve për Zgjedhjet dhe Votimin në shtetin Minneapolis, më 23 shtator 2022/ foto nga VCG
Në një artikull të së dielës në uebsajtin amerikan "The Hill" thuhet se prirjet narciste të Donald Trumpit, të treguara lidhur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ka mundësi të madhe të përsëriten kudo gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor.
Duke iu referuar rezultatit të një sondazhi të gazetës "The Washington Post", në artikull thuhet se 12 ndër 19 republikanët që u intervistuan nga gazeta, nuk premtuan pranimin e rezultatit të zgjedhjeve të mesit të mandatit. Kjo nënkupton se baza e zgjedhjeve demokratike, e dëmtuar nga Trumpi, do të rrënohet më tej. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore