“Fratelli d’Italia” dhe Meloni fitojnë zgjedhjet parlamentare në Itali
2022-09-27 12:25:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas sondazheve paszgjedhore, partia e djathtë “Fratelli d’Italia” (FDI) e Giorgia Melonit ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës në Itali, njofton “ATSH”.

Sipas rezultateve paraprake të sondazheve të institutit ”Opinio” për televizionin “Rai”, qendra e djathtë italiane ka marrë 41-45% të votave, që përkthehen në 227-257 vende në parlament.

Si udhëheqëse e partisë më të madhe, Giorgia Meloni mund të drejtojë qeverinë e ardhshme si kryeministrja e parë e Italisë.

Qendra e majtë ka marrë 25-29% të votave, 78-98 vende në parlament.

45-vjeçarja Giorgia Meloni ka qenë aktiviste për tre dekada në grupe dhe formacione të vogla nga Lëvizja Sociale Italiane (MSI), një parti postfashiste e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga njerëz nostalgjikë të Benito Musolinit.

Gjatë fushatës, ajo nuk pushoi kurrë së dërguari shenja respekti për votuesit e frikësuar nga trashëgimia e saj ideologjike, duke siguruar se “nostalgjikët e  fashizmit” nuk kishin vend në partinë e saj.

Euroskeptike, mbrojtëse e një Evrope kombesh, por atlantiste, pohon ajo, për të siguruar Brukselin zyrtar se Italia do të qëndrojë përkrah partnerëve për të mbështetur Ukrainën. (Fatosi)