Lavrov: Mbrojtje për të gjithë territorin rus
2022-09-27 16:23:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, deklaroi se rajonet në të cilat po mbahen referendumet do të jenë nën mbrojtjen e plotë të Rusisë, nëse ato përfshihen në përputhje me referendumet, shkruan “China Daily”.

Lavrov, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe mediave botërore në Nju Jork, foli për operacionin ushtarak special të Rusisë që nga shkurti.

Nga e premtja, referendumet u zhvilluan në katër rajone lindore: Lugansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

“Pas këtyre referendumeve, Rusia sigurisht që do të respektojë shprehjen e vullnetit të atyre njerëzve që kanë vuajtur për shumë vite të gjata”, tha Lavrov në një konferencë shtypi pasi iu drejtua asamblesë.

Lavrov tha se territori rus, duke përfshirë atë të sanksionuar më tej në kushtetutën e Rusisë në të ardhmen, është nën mbrojtjen e plotë të shtetit.

“Të gjitha ligjet, doktrinat, konceptet dhe strategjitë e Federatës Ruse zbatohen në të gjithë territorin e saj”,- tha Lavrov.

Autoritetet pro ruse e kanë bërë të qartë se i konsiderojnë rezultatet e referendumeve një përfundim të parakohshëm.

Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” citoi Denis Pushilin, kreun e zonës së Donetskut, të ketë thënë se prioritetet e tij nuk do të ndryshojnë pasi rajoni të jetë pjesë e Rusisë.“TASS” citoi një burim të paidentifikuar të ketë thënë se Duma ruse mund të diskutojë një projektligj mbi përfshirjen e katër rajoneve sa më shpejt pas përfundimit të referendumeve.

Agjencia “Interfax” citoi një burim duke thënë se Dhoma e Sipërme e Parlamentit rus mund ta shqyrtojë projektligjin në të njëjtën ditë. “RIA Novosti”, duke cituar gjithashtu një burim të paidentifikuar, tha se presidenti Vladimir Putin mund të përgatitet të bëjë një fjalim zyrtar në një sesion të përbashkët të jashtëzakonshëm të të dy dhomave të premten. (Fatosi)